Sport

Behrami zëvendësues, Rrahmani nuk aktivizohet

Valon Behrami po vazhdon me paraqitje në Serie A. Ish-reprezentuesi i Zvicrës të dielën luajti prej minutës së 62-të për Genoan që fitoi 1:0 ndaj Cagliarit, në kuadër të xhiros së 19-të të kampionatit italian.

Behrami 35-vjeçar këtë edicion i ka 13 paraqitje. Genoa renditet e 16-ta me 18 pikë. Fitorja e së dielës ishte shumë e rëndësishme në garën për mbetje në elitën italiane.

Të dielën luajti edhe Napoli që pësoi 3:1 nga Hellas Verona. Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani nuk është aktivizuar ndaj ish-skuadrës së tij. Rrahmani qëndroi në stol. Elseid Hysaj kompletoi ndeshjen për Napolin.

Napoli është i gjashti me 34 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak të luajtur. Rrahmani po lufton për minuta te kjo skuadër e madhe.