Bayerni ka shënuar një tjetër fitore të thellë ndaj Schalkes. Të dielën, Bayerni fitoi 4:0 në udhëtim.
Thomas Mueller realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Robert Lewandowski e David Alaba.
Ndeshja i takoi xhiros së 18-të të Bundesligës. Bayerni është i pari me 42 pikë, ndërsa Schalke renditet e fundit me vetëm shtatë pikë.