Sport

Manchester Unitedi planifikon ta huazojë Lingardin

Manchester Unitedi po planifikon ta huazojë sulmuesin Jesse Lingard. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer raportohet se dëshiron ta mbajë sulmuesin, por lojtari preferon të largohet.

Lingardi është i pakënaqur me situatën e tij në skuadër, ku në edicionin e ri në Premier League nuk ka luajtur asnjë ndeshje.

Interesim për sulmuesin anglez kanë shprehur skuadra, si Newcastle, Everton dhe West Ham. Lingardi këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në Kupën FA dhe në ELF Cup.