Sport

Lazio dëshiron ta mbajë trajnerin Inzaghi

Drejtuesit e Lazios kanë nisur bisedimet me trajnerin aktual, Simone Inzaghi, për të vazhduar kontratën.

Klubi kryeqytetas raportohet se i ka ofruar pagë prej tre milionë eurosh në vit dhe një kontratë dyvjeçare, trajnerit italian.

Oferta e skuadrës së Lazios raportohet se është pranuar nga trajneri që dëshiron të mbetet në kryeqytet. 44-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në verën e këtij viti. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2016.