Sport

Roma pret oferta për Xhekon

Descriptive Text

Edin Xheko nuk dëshiron të largohet nga Roma. Mediat italiane kanë raportuar të dielën se sulmuesi boshnjak dëshiron të mbetet te skuadra kryeqytetase.

Megjithatë, raportohet se trajneri Paulo Fonseca nuk e dëshiron lojtarin në skuadër, pas problemeve të fundit. Drejtuesit e klubit të Romës janë në kërkim të një skuadre të re për Xhekon. Për sulmuesin boshnjak interesim ka shprehur Juventusi.

Ai është pjesë e Romës që nga viti 2016, kur u transferua nga Manchester City. Xheko këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka realizuar dy asistime. Xheko së fundi ka pasur mosmarrëveshje me trajnerin Fonseca.