Sport

Oezil zyrtarizohet te Fenerbahçe

Mesut Oezil zyrtarisht është futbollist i Fenerbahçes. Klubi i madh turk ka njoftuar në faqen e vet se Oezil ka firmosur kontratë për tri vjet e gjysmë. Ai te Fenerbahçe është transferuar nga Arsenali.

“Ne i urojmë vite të suksesshme dhe me tituj me fanellën verdhë e kaltër”, ka shkruar Fenerbahçe.