Sport

Atalanta fiton derbin ndaj Milanit

Atalanta ka vazhduar serinë pozitive në Serie A, duke e mposhtur liderin Milanin në “San Siro” të shtunën 3:0.

Skuadra nga Bergamo ka vazhduar serinë pozitive në “San Siro” ku nuk di për humbje në elitën e futbollit italian që nga viti 2015-të.

Takimi nisi më mirë për mysafirët që shënuan në minutën e 26-të me Cristian Romeron për 1:0.

Në pjesën e dytë udhëtuesit shënuan sërish. Kësaj radhe në minutën e 53-të

Josip Iliciq shënoi nga pika e bardh për 2:0.

Deri në fund Atalanta shënoi edhe një herë. Kësaj radhe në minutën e 77-të Duvan Zapata ngriti epërsinë në 3:0.

Deri në fund Milani, tentoi të ngushtonte rezultatin me Zlatan Ibrahimoviqin, por pa sukses.