Sport

Willian Jose transferohet te Wolvesi

Descriptive Text

Sulmuesi i Real Sociedadit, Willian Jose, e ka lënë klubin për t’iu bashkuar skuadrës së Premier Ligës, Wolvesit, si huazim me opsionin për blerje përfundimtare.

Kjo marrëveshje i lë rrugë Real Sociedadit që ta transferojë sulmuesin e Sevillas, Carlos Fernandez, të cilin po e kërkojnë tash e një kohë të gjatë.

29-vjeçari Jose u lind në Porto Calvo të Brazilit. Ka ngjashmëri të mëdha me sulmuesin Raul Jimenez për stilin e lojës. Jimenez është jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi.

Jose ka luajtur për skuadra si Sao Paulo, Gremio, Santos, Real Madrid B, Real Madrid, Real Zaragoza dhe Las Palmas. Sociedadit iu bashkua në vitin 2016.