Mesfushori kosovar Përparim Hetemaj vazhdon të jetë i rëndësishëm në Serie A, njërën prej ligave kryesore të futbollit. Ish-reprezentuesi i Finlandës, Hetemaj 34-vjeçar, të premten kompletoi ndeshjen për Beneventon që barazoi 2:2 me Torinon.
Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Serie A.
Hetemaj ka kompletuar ndeshjen e dytë rresht, ndërsa këtë edicion i ka 15 paraqitje. Ai shquhet për shpirtin luftarak dhe për angazhimin maksimal për skuadrën. Hetemaj është në edicionin e dhjetë në Serie A. Pra shquhet edhe për vazhdimësi. Në kampionatin italian ka luajtur për Brescian një edicion, për Chievon tetë edicione dhe tani po luan edhe për Beneventon.
Hetemaj për Finlandën ka luajtur 50 ndeshje ndërsa ka realizuar katër gola. Në vitin 2017 vendosi të pensionohej nga përfaqësuesja dhe të fokusohet vetëm në skuadër.
Benevento është e 11-ta me 22 pikë.