Sport

Sadik shënon golin e 11-të të edicionit

Sulmuesi Berat Sadik po vazhdon me efikasitet në kampionatin qipriot. Ai të premten realizoi golin e vetëm për Doxan që pësoi 3:1 nga AEL Limassol. Ishte ndeshje e xhiros së 21-të.

Ish-reprezentuesi i Finlandës, Sadik, ka shënuar 11 gola në 19 ndeshje këtë edicion. Të premten ai realizoi penallti në minutën e tetë për rezultatin 1:0 në të mirë të Doxas. Sadik është golashënuesi më i mirë i kampionatit qipriot. Nga 11 gola i kanë edhe dy lojtarë të tjerë.