Sport

Llapi humb nga skuadra ruse

Descriptive Text

Llapi ka luajtur të premten miqësoren e radhës në Antalya. Llapi u përball me skuadrën Tom Tomsk, që garon në kategorinë e dytë ruse dhe është në pjesën e poshtme të tabelës. Tom Tomsk fitoi 2:0 me golat e shënuar në pjesën e dytë.

Me gjithë humbjen, te Llapi janë ndarë të kënaqur me paraqitjen.

“Skuadra bëri paraqitje të mirë, por megjithatë u mposht me dy gola të pësuar në pjesën e dytë”, ka njoftuar Llapi.

Sipas njoftimit, Llapi ishte skuadër më e mirë në pjesën e parë dhe ka lëshuar disa raste shënimi.

Në pjesën e dytë trajneri Tahir Batatina ua ka dhënë rastin thuajse të gjithë lojtarëve.