Sport

City në krye të Premier Leagues

Descriptive Text

Manchester City ka kaluar në krye të tabelës në Premier League pasi ka mposhtur 2:0 Aston Villan në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë.

Bernardo Silva dhe Ilkay Gundogan realizuan golat për fitoren e ekipit të Pep Guardiolas.

City ka arritur në 38 pikë të tubuara me 18 ndeshje dhe prin edhe pse ka pikë të barabarta me Leicesterin që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Manchester United është i treti me 37 pikë e 18 ndeshje të luajtura.