Sport

Fiorentina pran sulmuesit Kokorin

Fiorentina pran sulmuesit Kokorin
 

Sulmuesi Aleksandr Kokrin pritet të vazhdoj karrierën në Serie A pasi është pranë transferimit te skuadra e Fiorentinas, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.

Bëhet e ditur se Fiorentina tashmë ka arritur marrëveshje me Kokorin dhe po negocion me Spartakun e Moskës për lirimin e tij. Këtë e ka konfirmuar edhe klubi rus, i cili për ta lënë të lirë 29-vjeçarin po kërkon të paktën pesë milionë euro. “Fiorentina është e interesuar për Kokorinin dhe klubet po negociojnë për një marrëveshje eventuale”, ka thënë Anton Fetisov, kreu i komunikimit te Spartaku i Moskës. Kokorin ka kontratë me Spartakun deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër kurse këtë edicion ka shënuar dy gola në dhjetë paraqitje. Ai ka edhe 48 ndeshje e 12 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Rusisë.