Sport

Peja trimërohet pas fitores ndaj Prishtinës, kërkon pikët edhe ndaj liderit

Peja trimërohet pas fitores ndaj Prishtinës, kërkon pikët edhe ndaj liderit
 

Pas debutimit me fitore në krye të Pejës, trajneri Jordançdo Davitkov kërkon që të vazhdojë me ritmin e njëjtë edhe në ndeshjen kundër Rahovecit. Davitkov beson se ekipi i tij mund ta mposhtë liderin e Superligës, nëse tregon lojë të mirë dhe angazhim sikurse në ndeshjen e kaluar kundër Sigal Prishtinës.

Dueli mes Pejës dhe Rahovecit zhvillohet të mërkurën në palestrën “Karagaçi” prej orës 17:00 dhe i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.