Sport

Klopp i kënaqur me paraqitjen e Shaqirit ndaj Manchester Unitedit

 

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka vlerësuar ka vlerësuar lart paraqitjen e Xherdan Shaqirit në ndeshjen e tij startuese në derbin ndaj Manchester Unitedit, që përfundoi pa gola.

Shaqiri luajti prej fillimit në këtë ndeshje, që ishte e para që nga muaji dhjetor i vitit 2019 te Liverpooli. 29-vjeçari në vitin 2020 kishte disa probleme me lëndime që ia pamundësuan të luante te skuadra angleze. Futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës luajti për 76-të minuta në derbi dhe mori lëvdata. Për Shaqirin kjo ishte paraqitja jubilare, e 50-a me fanellën e ekipit anglez. Trajneri Klopp në faqen zyrtare të klubit pati vetëm fjalë të mira për sulmuesin e krahut.