Sport

Arteta thotë se Xhaka ishte fenomenal pas kartonit të kuq ndaj Burnleyt

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ishte plot lëvdata për Granit Xhakën, duke thënë se mesfushori ka qenë “fenomenal” që nga ndëshkimi i tij me karton të kuq muajin e shkuar kundër Burnleyt.

Xhaka u përjashtua direkt me të kuq kundër Burnleyt më 13 dhjetor për shkak se kapi për fyti lojtarin kundërshtar Ashley Westwood. “Topçinjtë” e humbën ndeshjen 1:0 dhe vazhduan me rezultate negative duke pësuar rënie në tabelë. Megjithatë, forma e Arsenalit është përmirësuar me vonë, me ekipin e Artetas që në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar tri fitore e një barazim për t'u ngritur në pozitën e 11-të në tabelë.

Pas suspendimit të tij për kartonin e kuq, Xhaka është kthyer në ekipin e Arsenalit dhe ishte titullar në katër ndeshjet e fundit kampionale. Xhaka i ka bërë përshtypje trajnerit të tij, i cili është i kënaqur me mënyrën se si reprezentuesi zviceran është kthyer.

“Pas kartonit të kuq dhe me historinë që ai kishte, Xhaka ishte në një vend të vështirë dhe ne duhej ta provonim dhe ta kthenim atje ku ne besojmë se mund të jetë dhe ku duhet të jetë. Ai është një nga liderët e ekipit dhe duke na dhënë stabilitet me praninë që ai mund të sigurojë në ekip dhe në klub”, ka thënë Arteta.

“Unë mendoj se që kur është kthyer ai ka qenë fenomenal; ai po luan vërtet, shumë mirë. Kundër Crystal Palacet, ai kishte disa momente vërtet të rëndësishme dhe është ende i ri. Ai është akoma një lojtar që mund të evoluojë. Është shumë mirë për ne që ta kemi përsëri në ekip”.

Mesfushori 28-vjeçar deri më tani ka një gol në 20 paraqitje për Arsenalin në të gjitha golat.