Sport

16 lojtarë në Premier League janë të infektuar me koronavirus

Klubet e Premier Leagues kanë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus në testimet e fundit. Kjo u konsiderua si një rënie e rasteve, prej 20 dhe 36 rastet në javën e kaluar. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e Premier Leagues përmes një njoftimi.

“Lojtarët ose stafi i klubit që kanë rezultuar pozitiv do të izolohen për një periudhë prej 10 ditësh”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shifrat janë përcjell me polemika lidhur me atë se lojtarët kanë dështuar në respektimin e distancës para dhe pas ndeshjeve.

Javën e kaluar, 20 klubet kryesore kryen 3.115 testime, me 16 pozitive dhe një normë infeksioni prej 0,5 për qind. Kjo krahasohet me 36 teste pozitive të një jave më parë, me një normë infeksioni prej 1.39 për qind.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Premier League janë shprehur të kënaqur në përgjithësi me suksesin e protokollit të saj lidhur me kufizimin e përhapjes së koronavirusit mes lojtarëve dhe stafit.