Sport

Drinkwater huazohet te Kasimpasha

Descriptive Text

Mesufshori anglez Danny Drinkwater është huazuar te klubi i elitës turke Kasimpasha nga Chelsea, raporton faqja zyrtare e klubit turk.

Drinkwater te Chelsea ishte transferuar në verën e vitit 2017 nga Leicesteri City për 38 milionë euro. Por, 30-vjeçari nuk arriti të stabilizohej te Chelsea. Është huazimi i tretë për të, më herët ishte huazuar te Burnley dhe te Aston Villa.

Pjesë e Kasimpashas janë Florent Hadergjonaj dhe Loret Sadiku.