Sport

Më tepër tenistë duhet të izolohen, pas një rasti tjetër me koronavirus në fluturimin që i solli në Melbourne

Më tepër tenistë pjesëmarrës në “Australian Open” do të duhet të izolohen në dhomat e tyre të hotelit, pas një rsati tjetër pozitiv me koronavirus, në një nga aeroplanët me të cilin po fluturonin tenistët, bën të ditur BBC.

Të gjithë që kanë qenë në një aeroplan që erdhi nga Doha për në Melbourne të shtunën, duhet të izolohen në dhomat e tyre të hotelit prë 14 ditë.

Nuk është e qartë ende se sa tenistë kanë ardhur me aeroplanin në fjalë, mirëpo mendohet se në atë aeroplan kryesisht ishin tenistë që arritën në “Australian Open” nëpërmjet kualifikimeve.

Tenistja britanike Heather Watson, është një nga 47 tenistë të izoluar tashmë dhe disa janë të frustruar me këtë.

Së paku tre tenistë kanë thënë se nuk do të merrnin pjesë fare në Grand Slamin “Australian Open” në rast se do t’u shpjegoheshin qartë rregullat atyre.

Organizatori thotë se rregullat kanë qenë të qarta dhe se turneu do të nisë më 8 shkurt.

Tre persona testuan pozitivë për COVID-19 të shtunën e një të dielën. Ata ishin në dy fluturimet në të cilët ishin tenistët.

Kampionia e dyfishtë Victoria Azarenka, kampionia e vitit 2016, Angelique Kerber, ish-kampionia e US Open, Sloane Stephens, dhe ish-tenisti numër katër në botë Kei Nishikori, janë në mesin e tenistëve të prekur.

Emma Cassar, komisionere e karantinës për shtetin e Victorias, ka thënë se personat në hotel – përfshirë një tenist – po thyejnë rregullat duke hapur dyert e dhomave të hotelit për të komunikuar me tjerët.