Sport

Martinezi i lumtur te Interi

Descriptive Text

Lautaro Martinez nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi. Përkundër spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se është i lumtur te zikaltrit.

“Jam i lumtur te Interi dhe dëshiroj ta ndihmoj ekipin të fitojmë sa më shumë ndeshje. Kemi një skuadër kualitative dhe besoj se mund të arrijmë gjëra të mëdha”, u shpreh Martinez.

23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2023. Ai këtë sezon në të gjitha garat ka shënuar 10 gola dhe pesë asistime.