Sport

Hysaj nuk vazhdon me Napolin

Hysaj nuk vazhdon me Napolin
 

Elseid Hysaj me shumë gjasa do të largohet nga Napoli gjatë verës. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka gjetur hapësira në formacionin e trajnerit Gennaro Gatuso dhe është i pakënaqur me situatën e tij tek ekipi italian.

Madje edhe menaxheri i lojtarit Mario Xhufredi ka bërë të ditur se Hysaj nuk do të vazhdojë kontratën me napolitanët, që i skadon në fund të sezonit aktual.