Sport

Arsenali dëshiron ta mbajë Mustafin

Shkodran Mustafi mund të mos largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se Mustafi është lojtar i rëndësishëm dhe e ardhmja e tij mbetet tek “Topçinjtë”.

Ai ka thënë se nuk po e konsideron shitjen e Mustafit gjatë këtij muaji, pavarësisht se 28-vjeçari nuk ka pasur hapësire të madhe këtë sezon. Mustafi ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij edicioni kurse deri më tani ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat. “E ardhmja e tij është këtu, Mustafi u rikthye nga një lëndim i rëndë që pati edicioni e kaluar dhe pas rehabilitimit, performanca e tij është rritur dhe ai po përparon gjithnjë e më shumë”, ka thënë Arteta. “Mendoj që fizikisht, ai kishte nevojë për kohë, pastaj u rikthye dhe luajti disa ndeshje në Evropë ku mendoj se pati paraqitje mbresëlënëse”. Mustafi është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016 kur iu bashku nga Valencia.