Sport

Milani në bisedime me Manxhukiqin

Mario Manxhukiq pritet të kthehet në Serie A pas aventurës së shkurtër në Katar. “Calciomercato”, ka raportuar të enjten se sulmuesi kroat pritet ti bashkohet skuadrës së Milanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mësohet se palët tashmë kanë nisur negociatat dhe gjithçka pritet të mbyllet brenda pak ditësh. Manxhukiq te Milani do të transferohet si futbollist i lirë pas largimit nga ekipi Al-Duhail vitin e shkuar. Sulmuesi 34-vjeçar, pritet të firmos kontratë me Milanin deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Manxhukiq ka përvojë në Serie A pasi i ka kaluar katër vjet e gjysmë te Juventusi, ekip me të cilin ka fituar katër tituj kampioni të Italisë. Kroati karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi, Bayern Munichu, Ëolfsburgu e Dinamo Zagrebi.