Sport

Fitorja historike e Holstein Kielit ndaj Bayernit

Fitorja historike e Holstein Kielit ndaj Bayernit
Foto: Reuters
 

Për Holstein Kielin mbrëmja e së mërkurës do të jetë e paharrueshme. Klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, bëri befasi të madhe mbrëmë duke e eliminuar në 1/16 e finales të Kupës së Gjermanisë, gjigantin Bayern Muenchen pas penalltive.

Holstein Kiel dy herë u desh të kthehej nga disavantazhi për të dërguar ndeshjen në penallti. Ndeshja gjatë kohës së rregullt prëfundoi 2:2, ndërsa me penallti Kiel triumfoi 6:5.