Sport

Barcelona siguron Garcian

Barcelona siguron Garcian
 

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia, do ta vazhdojë karrierën në La Liga, te skuadra e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar të mërkurën se City ka arritur marrëveshje me Barcelonën, ekip me kushtet e të cilit është pajtuar edhe Garcia. 20-vjeçari, ka pranuar të firmos kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026 dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda një periudhe të shkurtër.