Sport

KB Peja zyrtarizon Mekajn

Foto: KB Peja/Facebook
 

Plejmejkeri Leonard Mekaj në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në basketboll do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës.

Ishte Peja që të martën në “Facebook” njoftoi se Mekaj tashmë i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm prej ndeshjes së ardhshme. Mekaj së fundi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit. Në stinorin vjeshtor që u mbyll vikendin e shkuar, KB Peja ka regjistruar nëntë fitore karshi pesë humbjeve dhe zë vendin e tretë në tabelë me 23 pikë të mbledhura.