Sport

Juventusi interesohet për Luizin

Kampioni i Italisë, Juventusi ka shprehur interesim për brazilianin e Aston Villas, Douglas Luiz kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.

Juventusi është në kërkim të një mesfushori në këtë afat kalimtar dhe po e sheh Luizin si zgjidhje të duhur për mesfushën. Luiz këtë edicion ka dy asistime në 15 ndeshje për Aston Villan, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar ekipin anglez pasi është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për transferimin e brazilianit 22-vjeçar. Luiz në vitin 2019 iu bashkua Aston Villas nga Manchestyer City kurse karrierë ka bërë edhe te Girona e Vasco da Gama. Ai gjithashtu ka edhe dy paraqitje me Përfaqësuesen e Brazilit.