2 perditesime
16:57

Napoli fiton në minutat e fundit

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore ndaj Udineses.

Mysafirët morën tri pikë në minutën e 90-t të ndeshjes përmes golit të Tiemoue Bakayoko.

Ndeshja përfundoi 2-1. Goli i vetëm i Udineses erdhi pas një gabimi të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmanit, në minutën e 27-të.

Me këtë fitore, Napoli renditet në pozitën e 5-t me 31 pikë ndërsa Udinese në të 13-n me 16 sosh.

15:44

Gabim i rëndë i Rrahmanit, Udinese barazon rezultatin

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë një gabim të rëndë, në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Napolit.

Nga gabimi i Rrahmanit, Udinese realizoi golin e barazimit në minutën e 27-të me anë të Kevin Lasagnas. Një top që Rrahmani synoi ta kthente te portieri, e zuri Lasagna, që e kaloi portierin dhe shënoi golin e barazimit. Po luhet minuta e 42-të, Napoli po barazon 1:1.

 

 

14:16

Rrahmani startues te Napoli

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, do të jetë startues për Napolin në ndeshjen që e luan sot në udhëtim ndaj Udineses.

Ndeshja i takon xhiros së 17-të të Series A. Për 26-vjeçarin është ndeshja e parë si titullar te Napoli. Javën e kaluar i luajti minutat e parë në Serie A me klubin të cilit iu bashkua në verë.

Te Napoli startues do të jetë edhe Elseid Hysaj.