Organizatorët e Lojërave Olimpike në Tokio këtë vit thonë se do të organizojnë ngjarjen e madhe, anipse qyteti e ka shpallur gjendjen emergjente shkaku i përhapjes së COVID-19, raporton BBC.
Lojërat Olimpike në Tokio ishin paraparë të mbahen në gusht të vitit të kaluar, por janë shtyrë për një vit. Do të mbahen këtë vit nga 23 korriku deri më 8 gusht.
Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka thënë se ka “një ndjenjë krize”, ndërsa ka njoftuar për planin emergjent për COVID-19.
“Shpalla e emergjencës ofron një mundësi për ‘Tokion 2020’ që të planifikojë për Lojëra Olimpike të sigurta këtë vit. Ne do të vazhdojmë me përgatitjet e nevojshme sipas planit”, është thënë nga organizatorët.
Tokio ka regjistruar të enjten 2447 raste të reja me COVID-19 dhe masat e reja i shënjestrojnë restorantet dhe baret, të cilave do t’u kërkohet të mos shërbejnë alkool nga ora 19:00 dhe të mbyllen një orë më herët.
Kostoja e Lojërave Olimpike është shtuar për 2.8 miliardë dollarë për shkak të shtyrjes dhe masave që duhet marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.