Sport

Ylli vazhdon me fitore

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll pasi të mërkurën ka triumfuar në Suharekë ndaj skuadrës së Pejës.

Ndeshja e xhiros së 13-të, përfundoi me rezultatin 89:73 në të mirë të skuadrës së Yllit. Për Yllin, kjo ishte fitorja e katërt rresht dhe e teta këtë edicion, e cila e ngrit në kuotën e 21 pikëve në tabelë. Te Peja, që regjistroi humbjen e pestë në këtë ndeshje ka debutuar trajneri nga Turqia, Shemsettin Bash. Amerikani Cody John me 27 pikë të shënuara ka udhëhequr Yllin drejt këtij triumfi derisa kontribuuan edhe Valon Bunjaku (22) e Samir Zekiqi (16). Te skuadra e Pejës që nuk u paraqit Dardan Berisha për shkak të lëndimit, më i dalluari ishte Robert Cartëright me 26 pikë të shënuara, i përcjellë nga qendra Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.