Sport

Llapi zyrtarizon portierin kroat

Portieri nga Kroacia, Marijan Çoriq është përforcimi më i ri te skuadra e Llapit. Çoriq (204 cm), është konfirmuar të martën nga Llapi në “Facebook”.

25-vjeçari, me ekipin nga Podujeva ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për sezonin e ardhshëm. Çoriq si portier është zhvilluar tek gjeneratat e reja të skuadrës kroate NK Istra derisa ka bërë karrierë edhe te Parma, Spezia, NK Kustosija Zagreb, NK Uljanike, FK Palanga e SV Tec Tiel.

“Përforcimi më i ri i Llapit është portieri kroat i gjatë 204 cm, Marijan Çoriq. Coric është 25 vjeç, i lindur në Čapljina dhe tek Llapi vjen nga skuadra SV TEC Tiel në Holandë”, ka shkruar ndër të tjera në njoftimin e Llapit.