Sport

Leverkuseni mposhtet nga Frankfurti

Foto: Reuters
 

Bayer Leverkuseni ka pësuar humbje 2:1 në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit sot, në xhiron e 14-të të Bundesligës gjermane.

Leverkuseni kishte kaluar në epërsi me anë të Nadiem Amirit (10’), por Frankfurti e përmbysi rezultatet me golin e Amin Younesit (22’) dhe autogolin e Edmond Tapsobas (54’).