Sport

Liverpooli sërish dështon të fitojë

Foto: Reuters

Liverpooli ka marrë vetëm një pikë sonte në udhëtim te Newcastle Unitedi.

Skuadra e Jurgen Kloppit për 90 minuta nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke marrë një pikë me rezultatin prej 0-0.

“Të Kuqtë” e dominuan këtë takim, megjithatë nuk ishin efikas.

Në këtë takim nga lëndimi u kthyen Thiago Alcantara, i cili u inkuadrua në minutën e 73, dhe Xherdan Shaqiri, i cili hyri në minutën e 90+1.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Liverpoolin, që tani në krye të tabelës ka 33 pikë. Derisa Newcastle Unitdi në vendin e 14 ka 19 pikë.