Sport

Juventusi siguron shërbimet e Rovellas

Skuadra e Juventusit ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Genoas, Nicolo Rovella, ka raportuar “Goal.com”, të mërkurën.

Raportohet se Juventusi ka arritur marrëveshje me Genoan dhe për kartonin e 19-vjeçarit do të paguajë dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Megjithatë, Rovella nuk do t’i bashkohet Juventusit në janar, pasi do të huazohet menjëherë te Genoa deri në fund të sezonit aktual.

Rovella para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Genoas, kurse në Serie A ka regjistruar shtatë paraqitje.