Sport

Ndeshja Tottenham – Fulham shtyhet për një datë tjetër, shkak rastet me COVID-19

Ndeshja e Premier Leagues mes Tottenhamit dhe Fulhamit, e paraparë të luhej sonte, me fillim nga ora 19:00, është shtyrë për një datë tjetër shkaku i rasteve me koronavirusin e ri, shkruan BBC.

Fulhami ka kërkuar të shtyhet ndeshja pas rasteve pozitive dhe vendimi është konfirmuar tri orë para fillimit të ndeshjes.

Të martën, Premier League ka njoftuar për 18 raste pozitive me koronavirus gjatë raundit të fundit të testimit.