Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni insiston për Slimanin

Skuadra e Ligue 1, Lyoni po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut, Islam Slimani.

Në fakt, mësohet se Lyoni tashmë ka nisur negociatat me skuadrën e Leicesterit për transferimin e Slimanit gjatë afatit kalimtar të janarit, bëjnë të ditur mediat franceze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Slimani 32-vjeçar, te Lyoni shihet si zëvendësim ideal për holandezin Memphis Depay, i cili pritet të largohet nga Lyoni gjatë muajit të ardhshëm. Slimani ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë edicion ka vetëm një paraqitje në Premier League. Ai është pjesë e Leicesterit prej vitit 2016 por gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te Newcastle Unitedi, Fenerbahçe e Lyoni.