Sport

Leeds Unitedi po përkrahet nga agjencia e marketingut që u themelua nga Jay-Z

Rikthimi në Premier Leaguen e Anglisë pas 16-vjetësh mungesë, ka bërë që skuadra e Leeds Unitedit të përkrahet nga agjenci marketingu për sport dhe argëtim. E fundit që po e mbështet skuadrën angleze është ajo e themeluar nga ikona e muzikës, Jay-Z.

Presidenti i “Roc Nation Sports International”, Michael Yormark, ka thënë se ka qenë mundësi shumë e mirë dhe ka njoftuar se ishte me të vërtetë zbavitëse për shkak të natyrës së stilit të lojës së Leedsit.

“Roc Nation” është duke punuar me Leedsin në veçanti për ta rritur profilin e klubit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë.

Pavarësisht startit të vështirë që e pati, klubi ka pasur paraqitje mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Marcelo Bielsa, përfshirë këtu edhe duelin hapës të sezonit kur u mposht 4:3 nga kampioni në fuqi i ligës, Liverpooli.