Arbër Zeneli e Bersant Celina kanë asistuar nga një gol për skuadrat e tyre, në fitoret e shënuara në Ligue 1 sonte.
Zeneli asistoi golin e parë për Reimsin në fitoren 3:1 në udhëtim ndaj Bordeauxit, në xhiron e 17-të të elitës së futbollit francez. Ai luajti 82 minuta. Për Reimsin titullar ishte Valon Berisha dhe luajti 83 minuta. Ai u ndëshkua me karton të verdhë.
Gol ka asistuar edhe Bersant Celina për Dijonin në fitoren 3:1 në udhëtim ndaj Nimesit.
Ai e asistoi golin e tretë të Dijonit të shënuar nga Moussa Konate në minutën e 94-të, ndërsa u ndëshkua me të verdhë po ashtu.
Reimsi zë vendi ne 15-të pas 17 xhirove, ndërsa Dijoni të 19-in.
Bordeaux 0-1 Reims - Yunis Abdelhamid 15' from r/soccer
Nîmes 1-[3] Dijon - Mama Balde 90'+4' from r/soccer