Sport

Trippier suspendohet për dhjetë javë nga futbolli shkaku i basteve

Foto: Reuters
 

Reprezentuesi i Anglisë, Kieran Trippier, është suspenduar për dhjetë javë nga futbolli dhe është gjobitur me 70 mijë funte për thyerjen e rregullave të bastvënies.

Trippier është shpallur fajtor nga Federata e Futbollit të Anglisë pas një hetimi që ishte bërë në lidhje me shkeljet e pretenduara të rregullave të bastvënies në korrik të vitit 2019.