Sport

Berisha kalon telashet me koronavirus

Foto: Ilustrim
 

Portieri kosovar Etrit Berisha i është kthyer në stërvitje te Spalit pas periudhës së vështirë të kaluar shkaku i koronavirusit.

Berisha i ka nisur stërvitjet të martën te skuadra italiane që garon në Serie B. Berisha për shkak të problemve me koronavirus ishte shtrirë në spital, por siç raportohet në Itali, portieri i Shqipërisë është mirë dhe i gatshëm për stërvitje.