Basketbollisti nga Mali i Zi, Nikola Vukçeviq, më nuk është pjesë e Bashkimit, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.
Klubi nga Prizreni ka njoftuar të martën për shkëputjen e kontratës me marrëveshje të dyanshme. Vukçeviq iu bashkua Bashkimit para këtij edicioni dhe luajti me një mesatare prej 14.3 pikëve dhe tre kërcimeve për ndeshje. Gjithashtu, Bashkimi ka njoftuar se vendi i lënë nga Vukçviqi tashmë është mbuluar me amerikanin K.J. Robinson që tashmë i është bashkuar ekipit.
Në nëntë ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Superligë, Bashkimi ka regjistruar katër fitore karshi pesë humbjeve dhe zë vendin e pestë në tabelë me 13 pikë të mbledhura.