Sport

Shaqiri kuron lëndimin, gati për Liverpoolin

Shaqiri kuron lëndimin, gati për Liverpoolin
 

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri i ka tejkaluar probleme muskulore dhe pritet t’i kthehet gjatë kësaj jave në stërvitje skuadrës së Liverpoolit, ka njoftuar të hënën “liveropoolecho.co.uk”.

Shaqiri ka qenë për rreth pesë javë jashtë fushës pas problemeve muskulore, por ai do të jetë nga java e ardhshme në dispozicion të trajnerit, Jurgen Klopp.