Sport

Strakosha e ka humbur vendin e titullarit te Lazio

Descriptive Text

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, e ka humbur vendin e titullarit te Lazio.

25-vjeçari nuk është aktivizuar për skuadrën kryeqytetase në gjashtë ndeshjet e fundit.

Trajneri Simone Inzaghi ka preferuar spanjollin Pepe Renia para portierit Strakosha.

Inzaghi ka folur rreth kësaj situate duke thënë se Reina është në formë të mirë në këto takime se Strakosha.

“Strakosha ka bërë mjaft mirë 3-4 vjetët e fundit dhe ne besojmë tek ai. Ndoshta gabova që e aktivizova menjëherë pas shërimit nga koronavirusi, pasi nuk ishte stërvitur mjaftueshëm. Megjithatë, Reina po bën shumë mirë dhe po na jep shumë garanci në fushë. Ai e ka fituar me meritë vendin në formacion dhe do të ishte padrejtësi ta riktheja në bankën rezervë tani që po përjeton një formë fantastike”, u shpreh Inzaghi.

Strakosha këtë edicion me Lazion ka luajtur në gjashtë ndeshje.