Sport

Dybala mbetet te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka bërë të ditur se dëshiron ta mbajë në skuadër Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim nga “Zonja e Vjetër” pasi nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës që i skadon në vitin 2022.

Megjithatë, trajneri Pirlo ka bërë të ditur se llogarit në shërbimet e Dybalas.

“Dybala është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë. Ai është një futbollist i shkëlqyer dhe është pjesë e rëndësishme e klubit”, deklaroi Pirlo.

Dybala këtë sezon është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për “Zonjën e Vjetër”, pas problemeve me lëndime.