Sport

Man. Utd mposht thellë Leedsin

Descriptive Text

Manchester Unitedi e ka deklasuar Leeds Unitedin duke e mposhtur me rezultatin 6:2, për të ka kaluar në pozitën e tretë në Premier League.

Skuadra nga Manchesteri shënoi katër gola vetëm në pjesën e parë. Scott McTominay brenda dy minutash, në të dytën dhe të tretën, shënoi dy gola të shpejtë.

Ai bëhet i pari në Premier League që shënon dy herë në tre minutat e parë të ndeshjes. Rezultatin e trefishoi Bruno Fernandes në minutën e 20-të. Për 4:0 realizoi Victor Lindelof, në minutën e 37-të. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, mysafirët shënuan me Liam Cooperin. Në 45 minutat e dytë, vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë me Daneil James në minutën e 66-të dhe Bruno Fernandes në të 70-ën nga penalltia. Krejt çka arritën të bëjnë mysafirët deri në fund ishte goli i bukur i Stuart Dallasit në minutën e 73-të. Me 26 pikë, 20 herë kampioni i Anglisë, Unitedi renditet i treti me një pikë më pak se Leicesteri, por Unitedi ka një ndeshje më pak të luajtur. Ndërkaq, Leedsi zë vendin e 14-të me 17 pikë.