Sport

Zeqiri debuton me barazim te Brightoni

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri ka debutuar në Premier Leaguen e Anglisë.

Zeqiri luajti 18 minutat e fundit të ndeshjes që Brightoni barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Sheffield United. Ky duel u luajt të dielën, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit anglez. Brightoni zë vendin e 16 me 12 pikë.

Sulmuesi 21-vjeçar te Brightoni u transferua në tetor të këtij viti nga skuadra zvicerane, Lausanne.