Sport

Depay do largohet, Lyoni cakton çmimin për të

Sulmuesi holandez Memphis Depay do të largohet nga skuadra e Lyonit në afatin kalimtar të janarit. Mediumet franceze kanë raportuar të dielën se drejtuesit e Lyonit tashmë i kanë caktuar edhe çmimin për ta lënë të lirë Depayn, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni. Për kartonin e Depayt, skuadra e Lyonit po kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim për shkak se nuk po dëshiron ta humbas falas në verën e vitit tjetër.

Depay 26-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni ka pasur marrëveshje me Barcelonën, por oferta e ekipit spanjoll prej 25 milionë eurosh u pat refuzuar nga Lyoni. Ai këtë edicion, ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar katër herë në 18 ndeshje për Lyonin në të gjitha garat. Depay është pjesë e Lyonit prej janarit të vitit 2017 kur u transferua nga Manchester Unitedi kurse karrierë ka bërë edhe te PSV Eindhoveni.