Sport

Vitin pandemik dhe me probleme fizike Zeneli po e mbyll me sukses

Arbër Zeneli të dielën e kaluar realizoi gol të bukur me goditje nga këndi. Skuadra e tij, Reimsi, megjithatë u mposht nga Bresti. Të mërkurën, futbollisti i Kosovës asistoi në fitore, në elitën e futbollit francez.

Të shtunën, Zeneli synon që të bëjë tjetër paraqitje solide dhe ta ndihmojë ekipin e tij të arrijë rezultat pozitiv në udhëtimin te Marseille, në ndeshjen që nis në orën 19:00. Ai synon që ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme një vit të vështirë me pandeminë COVID-19 dhe me lëndime të shumta sa i takon atij.