Sport

Dardan Berisha, MVP i xhiros së tetë

Dardan Berisha, MVP i xhiros së tetë
 

Peja ka mundur Sigal Prishtinën 89:94 në derbin e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Dardan Berisha ishte basketbollisti më i dalluar në parket, duke realizuar plot 38 pikë në këtë përballje. Berisha kishte edhe pesë kërcime, tre asistime dhe katër topa të vjedhur, ndërsa indeksin e ndeshjes e kishte 35.