1 perditesime
22:53

Liverpooli rrëmben kreun pas fitores ndaj Tottenhamit

Liverpooli ka fituar derbin e kësaj jave në Premier Ligë kundër Tottenhamit me rezultat prej 2 me 1.

Me këtë fitore skuadra e Jurgen Kloppit ka rrëmbyer kreun e tabelës.

Ishte Salah ai që i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 26 të ndeshjes.

Son Heung-Min barazoi shifrat në minutën e 33, në goditjen e vetme të Tottenhamit në pjesën e parë.

Kurse pikët e plota Liverpoolit ia siguroi Roberto Firmino, i cili shënoi në minutën e 90 me një goditje me kokë, pas asistimit nga Firmino.

Liverpooli tani është lider me 28 pikë, derisa Tottenhami në vendin e dytë ka 25 pikë.

21:54

Liverpool – Tottenham, barazim pas pjesës së parë

Është mbyllur me rezultat të barabartë, 1 me 1, pjesa e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, në derbin e xhiros së 13 në Premier Ligë.

Në këtë pjesëlojë skuadra e Jurgen Kloppit pati një dominim total të lojës, megjithatë mungoi efikasiteti.

Ishte Salah ai që i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 26, derisa Tottenhami barazoi shifrat në goditjen e vetme në drejtim të portës kundërshtare. Ishte Son ai që shënoi në minutën e 33.